Tragjike në Berat, mbytet në lumin Osum 7-vjeçari

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një fëmijë është mbytur në lumin Osum.

Njoftimi i policisë:


Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar