Tritani shfaqet sërish misogjinist. Sulmon “gratë” e Ramës

POLITIKË


Tritan Shehu, ish deputeti demokrat, ka sulmuar Kryeministrin Rama për urdhrin e dhënë, për zëvendësimin e gjithë drejtorëve burra në Shkodër, me gra. Urdhrin e Ramës për shkarkimin e të gjithë drejtorëve meshkuj në drejtoritë rajonale në Shkodër , Shehu e ka cilësuar si tentativë për rikthim “ të virgjërisë” në Rilindje duke përdorur edhe figurat mitologjike të Afërditës, perëndeshës së dashurisë, në ishullin e Lemnos, duke sulmuar gjininë femërore për marrjen e këtyre posteve. Megjithatë Shehu tha se kjo gjë nuk do të zgjasë shumë, pasi për bëmat e Rilindjes nuk ia kanë fajin as burrat dhe as gratë, por mënyra e funksionimit të partisë.

Rama kërkon ta kthejë Rilindjen në ishullin e Lemnos! Shumë interesante, për t‘i kthyer Rilindjes “virgjërinë” Kryeministri qenka frymëzuar nga Ishulli i Lemnos se mitologjisë greke, duke tentuar të marrë për vete rolin e Afroditës.


Një ishull ky vetëm me gra, ku burrat u asgjësuan nga ajo Perëndi.Por dua t’i kujtoj se kjo nuk zgjati shumë e burrat u shfaqën përsëri aty.Për bëmat e Rilindjes nuk e kanë fajin as burrat e as gratë, por mënyrat e ndërtimit, të marrëdhënieve, funksionimit, objektivave të saj. Këto duhen ndryshuar, por kjo nuk bëhet duke imituar Ishullin e Lemnos.”- shkruan Shehu në Facebook.

Kryeministri Rama, gjithmonë është shprehur pro femrave në administratë, duke i vlerësuar për përkushtimin e tyre në punë. Gjatë fushatës zgjedhore të 30 qershorit, Rama tha se nuk do të preket asnjë femër nga shkarkim në administratë, ndërsa vetëm 2 ditë më parë urdhëroi që të gjithë drejtorët meshkuj në Shkodrës të jepnin dorëheqjen dhe zëvendësimi i tyre të bëhej me femra.




Skip to toolbar