Imagjinata e Tritanit, Kuvendi i shkatërruar

AKTUALITET


Tani që nuk është më pjesë e parlamentit për shkak se ka djegur mandatin, ish deputeti Tritan Shehu e cilëson atë një landfill, një vend ku mblidhen plehrat.

Bashkë me foton ish deputeti Shehu kërkon shpërndarjen sa më parë të parlamentit pasi, sipas tij, ata që ndodhen aktualisht aty i kanë shkaktuar shumë dëme demokracisë.


““Landfilli”  antikushtetues i ri i Shqiperise.  Eshte momenti i fundit per te gjithe ata qe jane, si dhe per grupin e 42 ”pupaceve”, qe i kane futur si “ceten” e “40 Hajduteve te Ali Babait”, te braktisin kete ngrehine sa me shpejt. Boll deme i kane krijuar deri me tashti demokracise shqiptare qofte dhe duke ndejtur aty, pavaresisht disa retorikave apo votimeve te pilotuara.  

Neser do te jete teper vone per te rivendosur dinjitetin e tyre tashme te komprometuar, si per dhe per nje mundesi tjeter kontributive ne zhvillimet e ardheshme.

Eshte koha e fundit per reflektim e veprim!”, shkruan Shehu, i cili duket më shumë sikur këtë mesazh e ka për presidentin Meta të cilit i kërkon të shpërndajë parlamentin.

Në fakt presidenti Meta dha sinjalin e parë, të premten, për shpërndarjen e parlamentit pasi iu drejtua KQZ me një kërkesë zyrtare përmes të cilës kërkonte informacion në lidhje me deputetët e pranishëm në Kuvend, për shkak se Kuvendi duhet të ketë 140 deputetë dhe aktualisht ka vetëm 122. Por deri tani ka zhvillime të reja në këtë drejtim.




Skip to toolbar