Rreth orës 03:40 të mëngjesit të së dielës, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar afër ish-stacionit të trenit, në Bulevardin “Zogu i Parë”.
Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u dëgjua edhe në Bulevardin e Ri, aty ku qindra qytetarë kaluan natën në makina për shkak të tërmetit. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në lokalin e shtetasit me inicialet P.F.
Sasisa e lëndës plasëse dyshohet se ka qenë e vogël, por zhurma e shkaktuar ishte e madhe. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz vetëm dëme materiale. Policia thotë se për ngjarjen në fjalë vijon puna për zbardhjen e saj nga grupi hetimor.