Tritol makinës në Kamëz, pronari me precedentë penalë

AKTUALITET


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kamëz. Drejtuesi i një makine ka shkelur në pultin e automjetit dhe në moment është dëgjuar një shpërthim.

Mesohet se pronari i makinës ku ndodhi shpërthimi është shtetasi Gjon Mema, person që ka rekorde kriminale.


Ai kishte një dënim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Mema, ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë e Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin  ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar