‘Trump fshehu dokumente’, agjentët u ndaluan të kontrollonin një magazinë

BOTA


Ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të ketë fshehur dokumente gjatë  kontrollit të ushtruar nga  FBI-së në pronën e tij gjatë muajit qershor.

Në një dosje gjyqësore, departamenti amerikan i Drejtësisë  nënvizon se “ka të ngjarë që u bënë përpjekje për të penguar hetimin e qeverisë”.


Ata pretenduan se agjentët ishin “ndaluar në mënyrë eksplicite” të kontrollonin një dhomë magazinimi në rezidencën e Trump , në Mar-a-Lago.

Të dhënat e tjera ka të ngjarë të jenë “fshehur dhe hequr” nga një dhomë magazinimi, thanë zyrtarët.

Shefi i kundërzbulimit të Departamentit të Drejtësisë, Jay Bratt, tha se FBI ishte në gjendje të rimarrë një numër dokumentesh të klasifikuara që ekipi i Trump nuk i kishte dorëzuar. Bratt shtoi se “përzierja” e sendeve personale të Trump me dokumente të klasifikuara është “provë relevante e veprave ligjore nën hetim”.

Pas kontrollit të qershorit, ekipet e FBI kontrolluan sërish pronën e ish presidentit  në gusht.

Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe e-mail-et e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar – dhe FBI po heton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrën jo të duhur të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra në janar 2021.

Trump ka mohuar çdo akuzë  duke theksuar se materialet ishin deklasifikuar.




Skip to toolbar