Trump: Ka diçka që nuk shkon me Biden dhe nuk e ka nga mosha

BOTA


Donald Trump, në një intervistë për “Fox Neës”, ka deklaruar se ka diçka që nuk shkon me Presidentin aktual të Amerikës, Joe Biden.

“Nuk është e bukur ta them unë, por nuk e kuptoj se si mund të kandidojë. Ka diçka që nuk shkon. Por, nuk e them për moshën. Për shembull, senatori Bernie Sanders, që është 81 vjeç, është 100% në rregull. Por, mendoj se njerëzit e përmendin moshën sepse unë jam vetëm 5 vite më i ri. Mendojnë se kjo është një mënyrë për të më nxjerrë jashtë loje”, tha ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë.


“Thjesht nuk e shikoj Bidenin si kandidat nga pikëpamja fizike dhe mendore”, shtoi Trump.

76-vjeçari theksoi se vetë nuk do të tërhiqet nga kandidimi në asnjë rast, edhe nëse dënohet nga gjykata: “Nuk jam nga ata unë, nuk do të tërhiqesha kurrë”.




Skip to toolbar