Trump-Musk, divorc me Big Bang/ Mema: Ishte e pritshme. Demalia: Problem, ardhja e Elon në administratë

Më të fundit


Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema thotë se ishte e pritshme një përplasje mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mema u shpreh se ka interesa ekonomike dhe politike, që marrëdhënie e tyre të vazhdojë.

Ndërsa analisti Ilir Demalia deklaroi se problem ishte ardhja e Musk në administratën amerikane.

Medlir Mema: Kaq shpejt, jo. Është e qartë që ke dy titanë të biznesit, por dhe të medias. Një ndarje e tillë do të ndodhte. Të dy kanë aftësi të tërheqin njerëz. Ka shumë interesa ekonomike, politike, që duan që kjo marrëdhënie të vazhdojë. Në të ardhmen mund të kemi zbutje të toneve.

Ilir Demalia: Elon Musk është milioner me aftësitë e tij. Problemi që ardhja e tij në administratë, me status special, për të bërë shkurtime. Përpos krizës që ka P[ARTIA Demokratike, këneta e Uashingtonit është në krizë. Edhe zgjedhjet kanë shumë pika dyshimi. Këtu kemi të bëjmë me oligarki, që në Amerikë është shqetësuese. Trump ka vënë në pikëpyetje shumë gjëra lidhur me demokracinë e Amerikës. Problemi është si do të fiksohet, shumë analistë mendojnë se është edhe krizë e sistemit. Amerika, duke qenë makineri e fuqishme ekonomike, do ta kalojë. Pritet të ketë recension shumë të thellë brenda 10 muajve. Çdo sistem e ka një fund të vetin.



Skip to toolbar