‘Sfida Trump, për kontinentin e vjetër’, Minxhozi: Turbulencat në Amerikë, për shkak të rivalitetit me Kinën

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi thotë se sfida Trump është sfidë për kontinentin e vjetër. Sipas tij, vendi ynë nuk është në radarin ekonomik dhe tregtar të SHBA, por elementi amerikan është i rëndësishëm për kupolën e sigurisë. Më tej, Minxhozi tha se turbulenca e brendshme dhe e jashtme e SHBA-së vjen si pasojë e rivalitetit mes saj dhe fuqisë së dytë, Kinës.

“Ne nuk kemi një bilanc ekonomik dhe tregtar të spikatur me SHBA, nuk jemi fare në radar. Është e ditur që Amerika e ka bërë një luftë për ne, e shtetit të dytë në Ballkan. Prezenca e spikatur ushtarake dhe frika është ,sicc kanë dalë skenare nga revista Blind ku thuhej se riformatimi i forcës ushtarake mund të preki praninë e Amerikës në Ballkan.

Elementi amerikan është i rëndësishëm për kupolën e sigurisë që na ka ofruar. Sfida Trump është sfidë për kontinentin e vjetër.Kjo që po noddh me SHBA, turbulenca e tyre e brendshme ose turbulenca me Europën, Azi, Kinën është ai rivalitet që po fillon të ndihet mes një fuqie globale si Amerika dhe një fuqie të dytë si Kina.” 



Skip to toolbar