“Turp për demokratët”, Pelosi: Trump rrezikoi demokracinë

BOTA


Kryetarja e Dhomës në Kongresin amerikan Nancy Pelosi ka akuzuar Trump se ka shkelur seriozisht Kushtetutën duke rrezikuar demokracinë e SHBA-ve. Përmes një reagimi në Twitter ajo shkruan se “Veprimet e Donald Trump kanë shkelur seriozisht kushtetutën, demokracia në SHBA është vënë në diskutim, presidenti nuk na la zgjidhje tjetër veçse të veprojmë ligjërisht”

Ndërsa në reagimet për mediat, Pelosi u shpreh se “askush në Amerikë nuk është mbi ligjin, presidenti nuk është mbi ligjin”.

Këto deklarata të forta, kanë sjell dhe reagimin e presidentit e Trump i cili tha se Pelosit duhet t’i vijë turp dhe se demokratët po rrezikojnë ta kthejnë shkarkimin si një mënyrë për të sulmuar presidentët.

 “Demokratët, të papunë dhe të majtë, sapo kanë njoftuar se po më akuzojnë për asgjë. Ka rrezik që nga kjo iniciativë e tyre për shkarkim, në të ardhmen do të përdoret në mënyrë të zakonshme për të sulmuar presidentët që do të vijnë. Pelosi, turp për ty”.

Aktakuza e ngritur në Dhomën e Kongresit amerikan do të çohet në Senat për miratim. Që Trump të shkarkohet duhet 2/3 e votave ose 67 vota. Në Senat shumica është republikane me 53 ulëse dhe 47 demokratë.  Trump akuzohet se ka ushtruar presion ndaj homologut të tij ukrainas, Zelensy, për të nisur një proces hetimor për korrupsion ndaj ish djalit të Joe Bide, kundërshtari i tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2020, me qëllim njollosjen e figurës së tij.



Skip to toolbar