U arrestua për korrupsion, lirohet mjeku Edvin Prifti

Më të fundit


Gjykata e Posaçme, ka liruar kardiologun Edvin Prifti. Mjeku u arrestua pasi iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë. Ndërkohë Gjykata ka lënë në fuqi masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës.

Kujtojmë se mjeku i njohur është zbuluar rastësisht nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale


“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Teksa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para.

Sakaq, në një intervistë për “News24”, Prifti deklaroi se paratë e gjetura janë të ligjshme dhe shtoi se ato janë të bashkëshortes të përfituara nga një kontratë shit-blerje me të motrën.




Skip to toolbar