“U desh të bëhej Meta president që të kujtojmë për mirë, Bujar Nishanin”

AKTUALITET


Në fjalën e mbajtur të enjten në Kuvend Rama kujtoi se Bujar Nishani asnjëherë nuk e kishte përdorur firmën e presidentit për PD-në, ndërkohë që Ilir Meta me këtë vendim është vënë në dispozicion të opozitës.

“Bujar Nishani nuk e përdorte Kushtetutën për interesa të partisë, pavarësisht se i shkonte pas avazit. Ai asnjëherë nuk e vuri Kushtetutën pas partisë. U desh të bëhej president Ilir Meta që të kujtojmë për mirë sot Bujar Nishanin, presidentin më partiak dhe më mediokër. Madje u desh të bëhej Ilir Meta president që libri i historisë të pasurohej me nocionin e çdekretimit. Dhe në faqet e veta të përfshinte dhe aktin e çfirmosjes. U desh të bëhej president Ilir Meta që historia e filozofisë botërore të përballej me një koncept befasues për njerëzimin. Gjithë filozofët grek, janë rrotulluar në varret e tyre kur kanë ardh fjalë për këtë kategori të re të konsensusit”, tha Rama.

Ai u shpreh i bindur se në Shqipëria nuk do të kenë një ’97 tjetër, ndërsa theksoi se PS nuk heq dorë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

“97 tjetër? Përse? Çfarë ka ndodhur që të kthehemi në të kaluarën. Cilat skema piramidale pa bien dhe gjaku i kujt po digjen që të digjet Shqipërinë sërish si në ’97. Në cilën depo amartimesh NATO do hapë dyert për të armatosur shqiptarët kundër njëri tjetrit. Cili është halli që nxjerr në sheshe bashkitë blu që nxjerr të rinj me maska që vijnë të ngarkuar dhe urinojnë në derën e kryeministrisë. Dua të bëj sa më të qartë se ne nuk ka asgjë që na tund nga 30 qershori. E pranojmë si të keqen me të vogël zgjedhjen e atyre që na lënë me 1 kandidat në këtë bashki

Duke shkuar në zgjedhje me këtë dhimbje koke nga arratisja e opozitës ne nuk garantojmë dot larminë e plotë të zgjedhjeve. Produkti i zgjedhjeve do jetë një hartë elektorale pothuasje 100% e purpurt nëse nuk do ketë ndonjë surprizë tek e tuk. Por kjo nuk ndodh se nuk na pëlqen neve të mos ketë garë në çdo bashki, dhe as se ka ndonjë plan totalitarist. Nuk është plani ynë ky, ky është plani i tyre. Ne duhet ta pranojmë realiteti si është për të mos rënë në kurthin dritëshkurtësisë nga meraku se qëndrimi në proces na bën bashkëfajtorë për shkak të zgjedhjes njëngjyrëshe! Jo aspak”, tha Rama.



Skip to toolbar