Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me vdekjen e 13-vjeçarit në Babrru të Tiranës, i cili u gjet i pajetë, sipas policisë, brenda një automjeti.
Mësohet se, i mituri ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.
Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.
“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia”, bën me dije Policia.