U gjet i vdekur në një përrua, identifikohet viktima në Tiranë

AKTUALITET


Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mëngjesin e sotëm në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Policia e Tiranës bën me dije se nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.


Viktima është Elton Tahiri, ndërsa mësohet se nga kqyrja paraprake në trupin e tij është konstatuar një shenjë gërvishtjeje.

Sakaq, trupi është dërguar në morg, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve nga policia dyshohet se 48-vjeçari ishte përdorues heroine.




Skip to toolbar