U konfirmua në detyrë, Komisioni Publik ankimon vendimin për gjyqtarin Hoxha

AKTUALITET


Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për Gerd Hoxhën. Sipas tyre, ka rrethana që e bëjnë të cënueshëm vendimin e se shkaqet e ankimimit do të shqyrtohen nga KPA.

Gjyqtari i Tiranës, Gerd Hoxha u konfirmua me shumicë votash në detyrë më 3 qershor 2021. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, kërkoi vlerësim negativ për kriterin profesional pasi evidentoi problematike dy vendimarrje të Hoxhës kur ai ishte anëtar i KLD-së, duke konstatuar se subjekti kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.


PK vuri në dukje disa mungesa burimesh financiare sa i përket pasurive që gjyqtari kishte së bashku me ish-bashkëshorten Elbana Lluri, po ashtu gjyqtare. Lluri u konfirmua nga KPK, por me rekomandim të ONM-së, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për të.

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë




Skip to toolbar