U përkeqësua ditët e fundit, futet në intubim mjeku që u infektua me COVID

CORONAVIRUS


Në spitalin Infektiv janë 84 pacientë të shtruar, mes të cilëve 2 janë të intubuar, njëri prej tyre është një ish-mjek i QSUT-së. Mjeku i intubuar në gjendje të rëndë është pjesë e repartit të hematologjisë (sëmundjet e gjakut) 56 vjeç me inicialet A.P. Mësohet mjeku ndodhet në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye është dashur të intubohet. Mjeku me inicialet A.P, prej nje viti nuk eshte pjese e stafit te QSUT-se, por ushtron profesionin e tij si pedagog. Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec. Numri i viktimave ka shkuar në 58, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë me Covid-19.





Skip to toolbar