Gjatë kohës që bëshin përgatitjet për finalen e Kupës së Francës, pikërisht dy ditë para saj, mediat kanë raportuar se ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, ka bërë një udhëtim drej Torinos.
Sipas mediave mësohet se Neymar ka qenë i ftuar në një festë të organizuar nga bashkëkombasi i tij, Douglas Costa, futbollist i krahut te Juventus.
Megjithatë, trajneri skuadrës së PSG-së, Thomas Tuchel, është shprehur se nuk ka pasur dijeni për udhëtimin e Neymar drejt Torinos.
“Unë nuk di gjë për këtë udhëtim, – u tha Tuchel gazetarëve. – Nuk jam babai i tij, as policia, as ndonjë detektiv. Jam trajneri dhe Neymar ishte në trajnim dje dhe sot”.
Ndërkohë, për të larguar vëmendjen ndaj këtij lajmi, trajneri i Parizienëve ka folur për shkëlqimin në rritje të Kylian Mbappe, që është duke bërë një tjetër sezon fantastik me PSG-në.
“Ai ka bërë një paraqitje të pabesueshme, është një lojtar vendimtar, – shtoi Tuchel për 20-vjeçarin francez. – Kylian po rritet, po bëhet më i rëndësishëm”
“Nuk po flasim teorikisht këtu, pasi gjithçka ka ndodhur natyrshëm. Mbappe ka marrë më shumë përgjegjësi. Kam disa lojtarë kryesorë në ekipin tim, por gjithmonë na duhet loja ekipore, siç kemi treguar gjatë ndeshjeve të rëndësishme këtë sezon”.