Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 3.5 vite burg për 3 gjyqtarët e Durrësit të akuzuar për korrupsion. Gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar për to, që nëse miratohet pretenca e prokurorisë, atëherë 3 gjyqtarët do të përfundojnë uljen e 1/3 të dënimit me burg.
Konkretisht gjyqtarët Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shërbime nga biznesmeni Namik Sadiku, për të lehtësuar procesin e gjykimit të tij, që ishte nën hetim nga prokuroria Durrës. Për biznesmenin Sadiku, prokuroria ka kërkuar 2 vite arrest me burg.
Tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshjen ‘El Classico’ në Spanjë. Si provë u paraqit udhëtimi i tyre në të njëtën kohë së bashku me biznesmenin, në Itali dhe më pas në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin, të gjitha të paguara nga Sadiku.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me këtë biznesmen, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.