Arbitri shqiptar Enea Jorgji është përzgjedhur nga UEFA për të gjykuar një tjetër ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Jorgji do të jetë arbitër kryesor në takimin e radhës të Europa League mes Alkmar dhe Astana.
Takimi fazës në grupe do të luhet të enjten në orën 18:55 në Hollandë, në stadiumin e Hagës. Enea Jorgji do të ketë tre ndihmësat e tij po shqiptarë. Ata janë asistentët Rejdi Avdo dhe Ridiger Çokaj, si dhe Kridens Meta, që do të jetë arbitër i katërt në këtë takim.
Kjo është ndeshja e dytë për Enea Jorgjin në kompeticionin e UEFA Europa League. Një vit më parë Jorgji gjykoi AEK Larnaca dhe Ludogoreds në fazën në grupe, raporton Realstory.al.
Arbitri i Superligës në Shqipëri, vitet e fundit gjykoi disa ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, përfshirë dhe takime në kompeticionin e Nations League por dhe kualifikueset e Euro 2020.
Në këtë kompeticion, Jorgji ishte arbitër kryesor i takimit Ishuj Faroe kundër Spanjës, luajtur në 7 qershor të këtij viti, ku iberikët fituan me rezultatin 1-4.