Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në vend, 4 të infektuar në 24 orët e fundit

AKTUALITET


Ka shkuar ne 872 numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone, me vetem 4 raste te reja.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.


Situata mbetet e qendrueshme dhe niveli i trasmetueshmerise eshte i ulet.

Nga rastet e konfirmuara, 2 janë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.

Sot tha Dr. Eugena Tomini është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit.

Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Të shëruar – 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve.

Në spital – Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.




Skip to toolbar