Ulje temperaturash, shi dhe stuhi për sot

AKTUALITET


Gjatë ditës së hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, e herë pas here edhe stuhi.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 21 ºC dhe në zonat bregdetare nga 11C në 21ºC.


Era do të fryej në drejtim Perëndimor-jugperëndimor me forcë valëzimi 4-5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash dhe me alternime vranësirash por që mundësitë e shiut janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 18ºC.




Skip to toolbar