Moti i keq, probleme në disa zona të vendit

AKTUALITET


Moti i keq ka përfshirë gjithë vendimin me reshje të dendura shiu nga veriu në jug, ndërsa uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar probleme me qarkullimin, por edhe me energjinë elektrike, ku disa zona kanë mbetur pa drita. Lundrimi detar në Durrës dhe në Vlorë është pezulluar.

Po ashtu, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin mëngjesin e së hënës në qytetin bregdetar të Durrësit. Pas disa orësh reshjet janë pakësuar dhe situata është normalizuar.


Trageti linjës Vlorë-Brindisi nuk do të jetë sërish në kalatë, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit nuk do të niset. Si pasojë e kushteve të motit nisja nga Italia është shtyrë për në mbrëmjen e së hënës dhe nesër në mëngjes do të mbërrijë në Vlorë në orën 07:30.

Në Lezhë dhe Kurbin ka pasur reshje gjatë gjithë natës, por pa paraqitur probleme serioze. Në Fushë Mamurras ka probleme tek mbikalimi, pasi ka prezencë uji në rrugë. Në qytet dhe në fshatra nuk kanë pasur energji elektrike gjatë gjithë natës.

Në Gjirokastër përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati në Lazarat, duke izoluar lagjen Lënxat, ndërsa në rrezik është edhe Kordhoca. Emergjencat Civile janë në terren, ndërsa drejtori Fatri Brahimi ka deklaruar se po punohet për normalizimin e kalimit të mjeteve dhe kalimtarëve. Ndërkohë, në Delvinë është shembur njëra këmbë e urës së Vanës mbi lumin Kalasë duke izoluar banorët.

Kryeqyteti është prekur më pak se nga qytetet e rrethet e tjera, ku vihet re se moti i keq ka shkaktuar vetëm disa dalje uji në rrugë dhe trafik të rënduar të automjeteve.




Skip to toolbar