Ushtria izraelite: Vramë kreun e Hamasit, planifikuesin e masakrës së 7 tetorit

BOTA


Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë njeriun që dyshohet se komandonte luftëtarët e Hamasit, të cilët depërtuan në Izrael me paragliderë më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit postoi në X, e njohur më parë si Twitter: “Brënda natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit.


“Abu Rakaba ishte përgjegjës për UAV-të e Hamasit [mjetet ajrore pa pilot], dronët, paragliderët, zbulimin ajror dhe mbrojtjen. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandonte terroristët që u infiltruan në Izrael me paragliderë dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë.”




Skip to toolbar