“Vajza s’mbyt dot një pulë”, krushku i viktimës në Durrës: S’dimë të kenë pasur konflikte për fejesë

AKTUALITET


Krushku i Pëllumb Metës, 50-vjeçarit i cili dyshohet se u vra dhe u varros në kasolle nga e bija, është shprehur se 19-vjeçarja nuk mbyste dot një pulë.

Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se 50-vjeçari ishte “zotëri burrë”, duke shtuar se ka pasur një familje të mirë.


Sa i përket 19-vjeçares, krushku i viktimës u shpreh se Hygerta Meta ishte shumë e mirë dhe se nuk të shkonte mendja që ajo ka bërë këtë veprim, duke shtuar “ndoshta ia kanë lënë vajzës”.

“Nuk di asgjë, nuk kam asnjë informacion, Pëllumbi ishte zotëri burrë, është nga Kruja. Është vendosur këtu, ka vite. Ka pasur familje të mirë, me sa e njohim neve. Ai punonte roje tek varrezat e makinave.

Një nga vajzat e tij e ka djali im, e njohim si familje të mirë. Nuk e kemi ditur çfarë konfliktesh kanë pasur. Rreth 2 javë më parë na thanë që ka humbur, më vonë morëm vesh që u gjet makina. Sot na njoftuan që është gjetur.

Vajza nuk mbyt dot një pulë, jo më njeri. Nuk e di a ka persona të tjerë të përfshirë. Janë çështje familjare.

Vajza ishte shumë e mirë, studente, nuk të shkon mendja që ajo ka bërë këtë veprim. S’kam informacion fare që vajza do të fejohej, s’dimë të kenë pasur konflikte. Ka ndodhur kjo, ndoshta ia kanë lënë vajzës”, tha krushku i viktimës.




Skip to toolbar