Vaksinohen bluzat e bardha në Berat, Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv

CORONAVIRUS


Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Berat ku sot po vaksinohen bluzat e bardha kundër COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se sot përmbyllen 10 mijë vaksinime.

Në pallatin e Kulturës ku po bëhej vaksinimi, Rama ka përshëndetur mjekët dhe infermierët, teksa deklaroi më pas se pranvera do jetë një periudhë vaksinimi intensiv, duke kërkuar përfshirjen dhe të ushtrisë dhe studentëve të infermierisë.


“Shpresoj shumë që në ditët në vijim, pa u bërë ditët javë të tëra të kemi lajme të mira për rritjen e sasive edhe për shtrirjen intensive të vaksinimin. Duhet të përgatitemi sidoqoftë për të pasur një rrjet kapilar jo vetëm me Qendrat Shëndetësore, por të përfshijmë dhe ushtrinë, të përfshijmë dhe studentë të infermierisë, në mënyrë që gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një periudhë vaksinimi intensiv dhe t’ia dalim që të kemi një pozicion shumë lart në klasifikimin e vendeve për nga eficenca e bërjes së vaksinës.
Me ndihmën e Zotit besoj që do ia dalim më shpejt se sa vonë në këtë betejë të hatashme”, deklaroi Rama.




Skip to toolbar