Varka me kanabis përplaset në breg, njerëzit sulen për të vjedhur drogën. Policia i largon me helikopter

BOTA


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë. Teksa një varkë që transportonte kanabis u përplas në breg, njerëzit vrapuan për të vjedhur drogën.

Në pamjet e publikuara në media shihet policia spanjolle duke bastisur plazhin dhe duke përdorur një helikopter për të përzënë dhjetëra grabitës  që përpiqeshin të rrëmbenin kanabis nga varja e trafikantëve.


Bastisja e çuditshme u filmua nga një banesë e afërt në Sanlucar de Barrameda, provincën Cadiz, në Spanjën jugore, më 29 korrik.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2742243.html

Autoritetet spanjolle kishin përgjuar varkën e trafikantëve të drogës të përplasur tanimë në det ndërsa tek po shkonin në vendin e ngjarjes, vendasit mësynë aty për të vjedhur drogën.

Sipas raportimeve, zyra doganore spanjolle kërkoi ndihmën e Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare kur oficerët e saj u pushtuan nga grabitësit.




Skip to toolbar