Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, reagon spitali

Më të fundit


Pas akuzave të familjarëve për pakujdesi të mjekëve, ka reaguar edhe Spitali i Elbasanit lidhur me vdekjen e 25-vjeçares një orë pas lindjes.

Sipas spitalit 25-vjeçarja me iniciale R.D. është shfaqur me një shtatzëni të vonuar 42 javësh dhe në gjendje urgjente. Sipas spitalit gjatë lindjes gjithçka ka shkuar mirë, ndërsa komplikacionet janë shfaqur më pas.

Përmes një deklarate spitali sqaron se: “Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R.D, Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik në lidhje me humbjen e jetës së saj. Pacientja R.D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite. Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42 javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në 11:50. Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë. Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën. Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës.”



Skip to toolbar