Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dodhi pasditen e të premtes në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Nga përplasja e dy mbjeteve, mbeti i vdekur një 45-vjeçar, emri i të cilit është Ardian Vreto.
Në aksident mbetën të plagosur rëndë dhe tre persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas News 24, aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Pishkash. Një mjet tip “Benz” dhe një “Audi” janë përplasur në aksident.
Ndërkohë, viktima mësohet se është ish-punonjës policie. Gjithashtu, personi që humbi jetën është vëllai i kryetarit të degës së Partisë Demokratike në qytetin e Librazhdit.
Dy persona të tjerë, që mbetën të plagosur mësohet se janë një çift nga Durrësi. Gjithashtu e plagosur është dhe një grua, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur. Policia shkoi në vendin e gjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.