Veliaj: Ilir Meta nuk shkon dot as në Krrabë, nuk i harron njeri bëmat e tij. Ata janë një parti private, gati ta shqyejnë qytetin

Më të fundit


Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi edhe daljen e Ilir Metës në protestën para Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se qytetarët ende nuk i kanë harruar bëmat e familjes Meta, duke filluar nga Krraba te blloku 700 mijë euro.

Veliaj tha se Meta me Monikën përfaqësojnë një parti private.


“Kur shikon që aty bashkohet Ilir Meta me Monikën dhe thonë: Ikni ju të vijmë ne! Ilir Meta nuk shkon dot as deri në Krrabë. E kuptoj që ka marrë malet, por në sensin që akoma nuk harrohen bëmat e tij, akoma nuk harrohet blloku i Ilir Metës. Ajo është një parti private familjare, imagjino t’i lësh Ilir Metës Qytetin në duar. Me gjendjen e rënduar mendore që është tani, imagjino çfarë i bën Tiranës ai. Ai dy paralele të Bashkisë preku te Lapidari dhe i shkatërroi. Imagjino t’i lësh Ilir Metës dhe Monikës qytetin! Që ta bëjnë rrush e kumbulla. Këta janë njerëz që kanë pirgje me akuza mbi kokë dhe kanë guximin të thonë: Ikni ju të vijmë ne! Janë njerëz që janë rrahur sistematikisht në çdo betejë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se bashkia është institucioni që ka bërë punë të shkëlqyera për qytetin.

“Bashkia është një institucion që ka bërë punë të shkëlqyera dhe ia ka ngritur kokën qytetit. Edhe sot te Panairi i Turizmit, njerëzit thoshin: Tirana, Tirana, Tirana është kryefjala e gjithë Ballkanit. Sigurisht, në 10 mijë punë, ka punë që ka nevojë të analizohet, ka edhe punë që ka nevojë të përmirësohen”, theksoi më tej Veliaj./abcnews.al




Skip to toolbar