Veliaj: Kur dëgjoj Sali Berishën që thotë humbi identiteti i Tiranës, më kujtohet Disko Krokodili

Më të fundit


Kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës në lidhje me ndërtimet në kryeqytet. Veliaj theksoi se ata që sot po thonë “ktheni identitetin e Tiranës”, janë autorët e kioskave te Parku Rinia dhe tek Lana. “Kur dëgjoj Sali Berishën që thotë humbi identiteti i Tiranës, më kujtohet Disko Krokodili ku ne mbaronin tek Samiu dhe Lana ishte e gjitha bilardo dhe diskoja më e madhe ishte një krokodil gipsi në mes të Parkut Rinia, aty ku tani është këndi i lodrave që ka bërë Bashkia. Pra, së pari, unë receta nga ata njerëz që erdhën në Tiranë dhe e trajtuan si Genghis Khan civilizimin vetëm për ta zaptuar dhe për ta shkatërruar me kioska në të gjithë qytetin, unë receta nga këta nuk marr. Së dyti kam një sens mirënjohje për qytetin që i dha prindërve të mi mundësinë të krijojnë një familje dhe më dha mua mundësinë të kthehem nga Amerika dhe të bëhen kryetar bashkie i këtij qyteti. Dhe së treti, Tirana ka dhjetë me gishta. As nuk ia kanë marrë frymën njeriu se janë në tokë private. Nëse ato kulla do ishin shtrirë dhe do ishin katër katëshe, do kishin zënë gjithë qendrën e Tiranës. Dhe ne e duam dhe të kemi Champions League, dhe të kemi Roma Feynord, duam të kemi dhe Dua Lipa dhe Rita Ora, duam të kemi dhe Kryeqytetin Europian të Rinisë dhe qerpiç. Nuk funksionin dhe në leksik dhe në logjikë”, deklaroi Veliaj.





Skip to toolbar