Veliaj në Holandë, takon kryebashkiakun e Roterdamit, Ahmed Aboutaleb

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë të shkurtër në Holandë, ku është takuar me kryebashkiakun e Roterdamit, Ahmed Aboutaleb.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj mentorin, kryebashkiakun Aboutaleb, gjatë një vizite gjysmë-ditore në Roterdam për #WEC2024 (Këshillin Botëror të Energjisë).


Kompanitë arkitekturore lider në Rotterdam si @MVRDV, jo vetëm që po e ndihmon qytetin e Tiranës me super dizajne, si Piramida dhe qendra TUMO, por gjithashtu po e bëjnë atë në mënyrë të qëndrueshme për një qytet të sigurt për të ardhmen”, shkruan Veliaj.




Skip to toolbar