“Vendimi Apelit, martesë e detyrueshme për kryetarin e partisë”, Alibeaj në “Real Story”: Rruga për të rinovuar PD, duhet të ishte politike

Më të fundit


TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, teksa foli për vendimin e tij për t’u shkëputur nga Berishizmi, u pyet dhe për veprimet e Lulzim Bashës, i cili përveç fjalëve, deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret politik për t’u treguar demokratëve se i ka mbyllur përfundimisht ‘llogaritë” me Sali Berishën.

Ai theksoi se nuk do t’i pëlqente të kritikonte veprimet e kolegëve të tij dhe të zgjedhjeve të tyre.


Pas vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që i dha vulën Sali Berishës, Alibeaj u shpreh se ka qenë ai që kishte nënshkruar ankimimin.

Ai theksoi se për këtë hap ishte konsultuar me ish-Sekretarin e Përgjithshëm në atë kohë të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Alibeaj u shpreh se rruga për të reformuar Partinë Demokratike nuk ishte ajo gjyqësore, por politike.

Ai theksoi se demokratët kanë një kryetar që ua caktoi Gjykata, por se ai nuk e pranon dhe për këtë arsye ka zgjedhur rrugën e vet, ndarjen përfundimtare me “Berishizmit”.

Pjesë nga intervista:

Pse Basha nuk e bën të njëjtin akt?

Enkelejd Alibeaj: E kuptoj që e ke këtë merakun me z. Basha ..

Enkelejd Alibeaj:  Jo, nuk e kam me z.Basha. Unë kam vetëm një merak, si një kritik pozitiv i gjësë, që unë besoj brenda PD një pjesë shumë e madhe është e moderuar thjesht është më e heshtur. Dhe ju jeni zërat dhe fytyrat që keni dalë ta përfaqësoni këtë pjesë

Enkelejd Alibeaj: Jemi përpjekur ta bëjmë këtë

Jeni përpjekur, unë do thoja përtej modestisë ju e keni bërë. Ju e keni bërë këtë akt, pse nuk e bën edhe z. Basha një akt të tillë, I cili ka thënë se nuk do shkojë te Berisha por ama duhet ndarë shapi nga sheqeri, ju e ndatë pse nuk e bën Basha?

Enkelejd Alibeaj: Ke gjithë të drejtën për të ma pyetur mua dhe të tjerëve këtë gjë. Ajo që unë nuk dua të bëj për shumë arsye është të mos jetoj kohën e tjetrin dhe sigurisht edhe të mos e qortoj asnjë prej kolegëve të mi, që nuk kanë bërë zgjedhje si kjo e imja. Nuk është një zgjedhje heroike, të jemi korrekt, është një zgjedhje e logjikshme, e moralshme, te e fundit do të duhet me u tregu edhe i vërtetë. Për mua, se duhet të them edhe një gjë, krahasuar me të gjithë kolegët e mi deputetë, ata të cilët dikur ishin shumë, ata që ngelën, unë kam patur një pozicion ndryshe më specifik. Mbani mend në prill të 2022, atëherë kur edhe vendimi i shkallës së parë i Zhukrit doli, isha unë njeriu që nënshkrova ankimin. As pyeta, as konsultova kënd, në fakt për të qenë korrekt jam konsultuar me ish sekretarin e përgjithshëm të PD, në atë kohë. Sigurisht do ta bëja, aftësitë juridike nuk më mungonin, pozicioni dhe qëndrimi politik gjithashtu nuk mungonte. Ishte një akt të cilin e mora unë, ishte një përpjekje, mbase jo përpjekja që do ishte frytdhënëse se unë besoj edhe sot, edhe dje besoja në fakt se nuk do ishte rruga gjyqësore ajo që do reformonte PD.

Ndodhi, erdhi rrugës nuk kisha si ti shmangesha. Unë besoj se rruga për të rinovuar PD, do duhet të ishte rruga politike. E bëra për sa munda, historia do të shkruajë për këtë, nëse përpjekjet kanë qenë të mjaftueshme, por duke qenë se isha unë ai i cili bëri ankimimin me atë rast në pozicionin e nënkryetarit të PD, vendimi i Apelit, ky i fundit u dha. U dha dhe individi do duhet të ketë aq aftësi për të lexuar realitetin, për ta pranuar edhe për të marrë edhe përgjegjësi. Unë e thashë kohë më parë, nuk e thash kështu thjesht, as blof, e kam thënë kohë më parë, do pranoj vendimin e gjykatës si do të jetë. Dhe reagimi ky do të ishte. Se ai vendim, ishte si të thuash një martesë e detyrueshme për të vendosur kryetar partie .. dmth. PD sot kanë për kryetar një individ që ua çoi gjykata.Që këtu ti e kupton, ndaj gjithë të tjerët që nuk e pranojnë, një prej të cilëve jam unë, bën merr vendimin e vet dhe vendimi im ishte ky, largimi nga grupi parlamentar./ abcnews.al




Skip to toolbar