“Vendosa të mos dorëzohem”/ Ambasada Amerikane publikon historinë e prokurores së SPAK

AKTUALITET


Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale historinë e prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dorina Bejko në kuadër të Muajit të Gruas, Marsit.

Ndër të tjera, prokurorja tregon arsyen pse zgjodhi këtë profesion, duke theksuar se përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit.

“Zgjodha të bëhem prokuror sepse besoj se imazhi i një prokurori përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.”

Ndërsa Ambasada e SHBA thotë se janë krenarë të nxjerrin në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën.

”Dorina Bejko, prokurore e SPAK Për Muajin e Historisë së Gruas në Mars, ne jemi krenarë të nxjerrim në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën tonë dhe po na frymëzojnë.

Një prej tyre është Dorina Bejko, prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dëgjoni historinë e Dorinës, si prokurore femër në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.



Skip to toolbar