Vendosën 12 mijë euro gjobë ndaj një personi, dy të arrestuar, një në kërkim

AKTUALITET


Policia e Tiranë ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, pasi akuzohet se i vendosnin gjoba dhe kanosnin për të marrë pasuri shtetasve të ndryshëm. Këta persona vepronin si një grup i strukturuar kriminal që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanosnin me gjoba dhe dhunë shtetas të ndryshëm për marrje të parave dhe pasurive të tyre. Ato akuzohen si autor të disa ngjarjeve, të ndodhur në periudha të ndryshme kohore, të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie në qytetin e Tiranës.

Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Përsëritësit“ për goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e gjobvënies. Në pranga ranë shtetasit:

– E.G.,.30 vjeç, banues në Tirane, me precedent penal në fushën e gjobvënies;

– I.B., 18 vjeç, banues në Tiranë.

-Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, me banim në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona.

Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim”.

TiranëFinalizohet operacioni "Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobvëniesOperacioni nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të RëndaVihen në pranga dy pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal si dhe shpallet në kërkim një tjetër Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës ne D.V.P Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare për Krime te Renda Tiranë pas një pune të mirë-organizuar disa javore duke përdorur dhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “Përsëritësit“ si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – E.G.,.30 vjeç, banues në Tirane, me precedent penal në fushën e gjobvënies;- I.B., 18 vjeç, banues në Tiranë.Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, me banim në Tiranë.Nga hetimet e deritanishme, pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në qytetin e Tiranës.Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro.Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona.Materialet do t'i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim".

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 2. August 2019


Skip to toolbar