“Venecia”, Rama injoron Metën: S’kam kohë të merrem me fatin e tij

POLITIKË


Kryeministri Rama ka reaguar me indiferentizëm, gati-gati në injorim ndaj Metës, në lidhje me draftin paraprak të Komisionit të Venecias në të cilin u shkruajtë qartë “Meta ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur Kushtetutën.” I ftohtë, i qetë dhe me një pozicion neutral, që në fakt duhet ta kishte presidenti Meta si “unifikues i popullit”, Rama tha se nuk ka asnjë koment për atë çështje dhe se kjo çështje i takon komisionit të posaçëm që është ngritur apostafat me ekspertë ligjor për të diskutuar shkeljet kushtetuese të Metës. Rama tha se nuk ka asnjë minutë kohë të humbas me fatin e Metës, dhe se aktualisht është i fokusuar të qëndrojë në shërbim të njerëzve.

Nuk kam asnjë qëndrim për këtë sepse është një çështje që i takon komisionit të posaçëm dhe ka të gjithë kompetencën për të gjykuar mbi shkeljen e bërë dhe për të konstatuar peshën e kësaj shkelje. Është krijuar një komision që ka në përbërje njerëz të ligjit, që dinë të zbërthejnë të gjithë materien nga pikëpamja ligjore dhe ata do të na bëjnë ne sugjerimin e tyre si parlament dhe ne do të marrim vendimin tonë. Nuk kam asnjë minutë për t’u marrë me fatin e Ilir Metës. Mbrëmë u mora me fatin e një djali që gjendej në situatë dramatike që i mungonte një krevat special për sëmundjen e tij. Ilir Meta nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe uroj të mos ketë kurrë, për problemet e tjera të Ilir Metës nuk kam asnjë interes, fare.” tha Rama në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV


 Megjithatë Rama foli për një pikë të draftit paraprak të Komisionit të Venecias, i cili tha se në atë pikë u vërtetua qëndrimi që ai kishte mbajtur më herët gjatë fushatës elektorale. Sipas Ramës, Komisioni i Venecias e tha qartë “e zeza mbi të bardhë” ashtu siç është shprehur edhe ai në mënyrë të vazhdueshme.

Për mua tani është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias është shprehur, sikur unë shprehja në mënyrë të përsëritur më pyesnit si do të bëhen zgjedhje me një parti dhe u thosha asnjë parti apo një grup nuk mund të marrin peng zgjedhjet. Këtë Venecia e ka thënë e zeza mbi të bardhë dhe nuk ka asnjë diskutim se shkuarja në zgjedhje ka qenë vendim i duhur dhe se zgjedhjet janë plotësisht legjitime” tha Rama

Më draftin e Venecias theksohej se bojkoti i partive politike nuk mund të parandalojë që të mbahen zgjedhje të rregullta, pasi në të kundërt këto parti do të fitonin të drejtën të pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen. Kjo ishte edhe një nga deklaratat e përsërita të kryeministrit Rama gjatë fushatave elektorale, ku theksonte se pse në vend duhej të zhvilloheshin zgjedhjet.




Skip to toolbar