Vettingu, Ndoja u pyet nga përfaqësuesi i SHBA-BE një ditë para atentatit

AKTUALITET


Vetëm një ditë para atentatit, prokurori Arjan Ndoja është marrë në pyetje nga përfaqësuesi i SHBA-BE në Tiranë për vettingun. Të enjten, në prokurorinë e Durrësit mësohet se ka qenë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vettingut Theo Jacobs, ku ka kërkuar të njihet me dosjen hetimore që po heton prokurori Arjan Ndoja lidhur me arrestimin e zyrtarëve të kadastrës në Durrës.

Shqiptarja.com raporton se njeriu i hekurt që monitoron procesin e vettingut në Shqipëri ka kërkuar shpjegime nga prokurori Ndoja, mbi mënyrën e trajtimit të kësaj dosje penale. Njëherësh Jacobs ka shkuar dhe në gjykatën e Durrësit ku është njohur dhe ka tërhequr vendimet gjyqësore. Tashme dosja e skandalit të pronave në Gjirin e Lalzit që është hetuar nga Ndoja, po monitorohet dhe nga përfaqësuesi i OMN-së, ndërkohë që Ndoja ende nuk ka dalë në vetting. Prokurori i Durrësit ka qenë edhe më herët në hetim për pasurinë e tij, pasi rezultonte se brenda 4 vitesh e kishte shumëfishuar atë, por në atë kohë, 10 vite më parë, u mbyllën hetimet ndaj tij.





Skip to toolbar