Liverpool “skuq” Anglinë, vetëm në krye të Premiere League

SPORT


Pesë javë kampionat, pesë ndeshje, pesë fitore, 15 gola të shënuar, 15 pikë fituar dhe mesatarisht tre gola për ndeshje të shënuar. Liverpool po shndërrohet në ‘makineri’ golash e fitoresh në Premier League, duke e nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionatin këtë sezon. Skuadra kampione e Europës në fuqi, ka mundur 3-1 Newcastle në shtëpi në ndeshjen e javës së pestë të Premier League, duke mbajtur vendin e parë me 15 pikë, 5 më shumë se Manchester City.

Ndeshja nuk nisi mirë për “The Reds”, të cilët u ndëshkuan në të 7` nga Willems, që realizoi një gol të shkëlqyer nga brenda zonës. Megjithatë, festa e miqve zgjati deri në minutëns e 28-të kur Mane vendosi barazpeshën në fushë. Një asist nga Robertson u shndërrua në gol nga Mane që mposhti me të djathtën e tij portierin e Newcastle. Ishte përsëri Mane, që pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, gjeti rrjetën nga brenda zonës.

Goli që vulosi shifrat në 3-1 për Liverpool u shënua nga Mohamed Salah në minutën e 72-të, pas një asisti me finte nga Firmino. Kështu skuadra e Klopp vijon e qetë kampionatin në pesë javët e para të tij, në pritje të takimit të javës së 6-të që është kundër Chelsea.



Skip to toolbar