Zona e Porto Romanos në Durrës do shndërrohet në një park urban, ndërsa pamjet e para të projektit janë publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook.
Rama thekson se ky projekt që ishte parashikuar për tu ndërtuar për 3 vite, do të bëhet brenda 18 muajve.
“Inertet brenda perimetrit të emergjencës do të evakuohen në fushën e plehrave të Porto Romanos në Durrës dhe po ashtu do të përdoren për shërimin e kodrave të sakatuara nga guroret e Krujës.
Zona kanceroze e krijuar në dekada të tëra plehra hedhjesh në Porto Romano, do të kthehet në një park të madh urban të qytetit bregdetar. Puna ka nisur pa pushim dhe ky projekt i parashikuar për 3 vjet do të realizohet tanimë për maksimumi 18 muaj” shkruan Rama.
Ndërsa gjatë inspektimit të punimeve në Porto Romano, Rama tha se “gërmadhat e tërmetit po kthehen në bazamentin e Parkut të Madh të qytetit, që më në fund do të mbyllë plagën e tmerrshme mjedisore të fushës gjysmë shekullore të plehrave.”
