Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje të makinave dhe trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohen shqiptarët Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 27 vjeç dhe Xhovan Bela, 25 vjeç.
Policia ra në gjurmët e tre shqiptarëve pas denoncimit të një makine të vjedhur Audi S5 , të cilën ato e përdorni për veten tyre.
Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e shqiptarëve një pistoletë dhe rreth një kilogram marijuanë. Policia sekuestroi edhe disa mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për të kryer grabitje.