Vincenzo Del Monaco, në krye të OSBE në Tiranë

Më të fundit


Vincenzo Del Monaco do të jetë shefi i ri prezëncës në OSBE në Tiranë. Del Monaco është i pari diplomat italian që vihet në krye të OSBE-së në Shqipëri, duke zëvendësuar gjermanin Bernd Borchardt.

Paraardhësi i tij e ka pasur jo pak të lehtë detyrën e tij, pasi jo të pakta kanë qenë përplasjet me opozitën, ku Borchardt është sulmuar nga përfaqësues të PD-së, duke e clësuar si të njëanshëm, madje pati edhe një fushatë kundër tij.

Tashmë opozita do të ketë një diplomat italian, i cili ka mbi supe 23 vite karrierë në shërbimin diplomatik. Me nisjen e detyrës në krye të këtij misioni diplomatik, OSBE ka bërë njoftimin, duke i dhënë edhe një CV të shkurtër të ambasadorit të ri të OSBE-së.

Më poshtë njoftimi

Le t’i urojmë mirëseardhjen Kryetarit të ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Vincenzo Del Monaco.

Ai ka shërbyer, për 23 vjet, në shërbimin diplomatik italian. Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi. Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d’Administration.

Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Republikës së Italisë, titullin Kalorës të Legjionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të rangut të dytë.

Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Ambasadorët ndër vite

2016-2020: Bernd Borchardt (Germany)

2013-2016: Florian Raunig (Austria)

2010-2013: Eugen Wollfarth (Germany)

2007-2010: Robert Bosch (the Netherlands)

2004-2007: Pavel Vacek (Czech Republic)

2002-2004: Osmo Lipponen (Finland)

1999-2002: Geert-Hinrich Ahrens (Germany)

1997-1999: Daan Everts (the Netherlands)



Skip to toolbar