Vizita në Kosovë, Rama pritet nga Albin Kurti

KOSOVA


Pas disa takimeve me drejtues të lartë të shtetit të Kosovës, Kryeministri Edi Rama u prit në takim edhe nga kryetari i Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti. Në takimin e zhvilluar në selinë e Vetëvendosjes Rama ishte i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, Kryeministri Rama u takua me Kryeministrin Avdullah Hoti, me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe me kryetarin e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj. Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë.