Hapja e kufijëve, Ambasada e Greqisë në Tiranë njofton mënyrat e udhëtimit dhe përfituesit

AKTUALITET


Pas lajmit të bërë publik nga Qeveria Greke, e cila njofton se kufijtë me Shqipërinë do të hapen më datë 1 Korrik, pavarësisht vendimit të BE-së, Ambasada e Greqisë në Tiranë, ka dhënë detaje lidhur me mundësitë e udhëtimit dhe kategoritë që përfitojnë.

Sipas Ambasadës,në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Këto fluturime do të jenë për të gjithë qytetarët të cilët do duan të shkojnë në shtetin fqinja. Ndërsa kufiri tokësor dhe ai detar do vijoi të jetë i mbyllur, por me disa përjashtime.


“Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.Përjashtohen:

a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,

b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,

c) transporti i mallrave me anije,

d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.

Ky rregjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë.” – mbyllet njoftimi i Ambasadës Greke në Tiranë.

Njoftim – ΑνακοίνωσηSipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të…

Gepostet von Greece in Albania-Greqia në Shqipëri am Montag, 29. Juni 2020



Skip to toolbar