Analisti Skënder Minxhozi tha se vendi ndodhet në një situatë që është përtej degradimit të një force politike, por në rastin kur vendit i kanë rënë muret dhe çatia. Në studion e emisionit “Real Story” në News 24, Minxhozi tha se të gjithë fokusohen tek vjedhja e votave në Dibër apo Shijak përmes përgjimeve, por harrojnë rastin kur votat u vodhën live në televizion, kur Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës dhe sot ai ndodhet në drejtimin e Partisë Demokratike.
“Fusha e lojës nuk ka vakum. Nëse hedh poshtë dike, do zgjedhjesh dikë tjetër. Po i kujtoj Agronit, se meqë jemi dhe në javën e 21 janarit. Këtu kemi një kryetar aktual të krahut tjetër që në 2011 ka pasur shumë probleme politike (Lulzim Basha). Në harkun kohor prej 6 muaj, ky person bëhet protagonist i një ngjarje që nuk është përsëritur më, që më konkurrentin e tij kryesor (Edi Rama), që janë të tavllën e lojës, shkon dhe ia vjedh votat në transmetim direkt. Ketu flitet gjithë ditën se si Gjiknuri vidhte vota në Dibër, apo Gjushi që fliste nga Shijak dhe vidhte vota sipas përgjimeve. Po këtu mandati i Bashkisë, u vodh në transmetim direkt, dhe njeriu doli i larë dhe i lyer dhe mbas dy vitesh u bë kryetar partie. Këto dy precedentë merri dhe veri bashkë, dhe Ramën. Jam dakord me palo kandidatura nga Rama, me një arrogancë që po duket bajate. Jemi në realitetin ku ka degjeneruar një forcë politike, apo këtu jemi në një realitet ku ka rënë jo vetëm çatia por dhe muret”, tha Minxhozi.