Vodhi makinën në Durrës, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

AKTUALITET


DURRËS- Një 37-vjeçar është prangosur në Shkodër për veprën penale të vjedhjes. Nga verifikimet rezultoi se ai ishte në kërkim nga Policia e Durrësit për vjedhje.

Makina tip “Ford”, që drejtonte i arrestuari ishte në pronësi të një 70-vjeçari, që jetonte në lagjen “10 Korriku” në Durrës.


Policia thotë se 37-vjeçari u kap duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin, të cilin e kishte vjedhur në Durrës./ abcnews.al




Skip to toolbar