Vodhi miliona euro në Rinas, Aleksandër Murataj “lihet i lirë” për vdekje

AKTUALITET


Aleksandër Murataj i dënuar me 16 vite burg për grabitjen e bujshme në Rinas, ku u vodhën 2 milionë euro  ka marrë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që të marrë pjesë në varrimin e të atit që ka ndërruar jetë gjatë ditës së hënë.

Një ditë më herët të drejtoria e Burgjeve është dorëzuar një kërkesë nga familjarët, që të “lihet i lirë” Aleksandër Murataj, për të marrë pjesë në varrimin e të atit.


Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit, (vëllait të vrarë në grabitjen e Rinasit) dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhej.

Por këtë herë drejtoria ka vendosur t’i japë leje Muratajt, i cili ruhet nga efektivë policie.




Skip to toolbar