Kutive të votimit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili kandidon për një mandat të dytë. Leli ishte i shoqëruar me të birin, i cili votonte për herë të parë. Pas hedhjes së votës, kryebashkiaku i Vlorës ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin të votojnë dhe të ushtrojnë të lirë të drejtën e tyre.
“Votova në qendrën time elektorale bashkë me djalin tim që është votues për herë të parë për të shprehur vullnetin. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë, të ushtrojnë votën e lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.” -tha Leli
Ndërsa i biri tha se kjo ishte vota e tij e parë dhe një moment mjaft emocionues për të.