Vrasja e shqiptares në Amerikë, dëshmon e bija 8-vjeçare: E pyeta, babi përse e bëre?

AKTUALITET


Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.

Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit.

E vogla, gjithnjë sipas mediave atje, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”

Pasi vrau 32-vjeçaren, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia duke e tërhequr me nxitim nga shkallët. Për pasojë ajo u rrëzua. Vajza tregoi se “ai e kishte tërhequr me forcë në makinë”. Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime.  



Skip to toolbar