Vrau kushërinjtë për një mur, prokuroria kërkon burg përjetë për Apostol Kostën

AKTUALITET


Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm të Apostol Kostës i cili u arrestua në 25 tetor të vitit 2017, kur qëlloi për vdekje me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve Afërdita dhe Aleko Kosta. E gjithë ngjarja ndodhi për shkak të konfliktit që ata kishin për një mur. Pas vrasjes makabre Apostol Kosta ka tentuar të vrasë edhe veten.

Ndërkohë procesi gjyqësor ndaj tij është drejt fundit, dhe prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj në pretencë ka kërkuar dënimin e Apostol Kostës me burgim të përjetshëm për akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.


Vrasja e çiftit të bashkëshortëve ndodhi në rrugën “Sokaku i të marrëve“ në Gjirokastër, ku shkak kanë qenë konfliktet gjyqësore, për shembjen e një muri. Aleko Kosta ishte muzikant, saksofonist, ndërsa Afërdita Kosta mësuese.  Vrasja e tyre tronditi mbarë opinionin publik dhe qytetin e Gjirokastrës, për shkak të reputacionit të mirë që ata kishin.

Apostol Kosta



Skip to toolbar