“Larje hesapesh për shkak të pazareve të prishura të drogës”, kështu është cilësuar vrasja e një shqiptari në Mykonos të Greqisë. Një 34-vjeçar shqiptar u qëllua me breshëri automatiku, teksa po udhëtonte me fugonin e tij. Një motor skuter i ka prerë rrugën duke qëlluar me breshëri plumbash ndaj tij. Ngjarja ndodhi të premten, ku shqiptari edhe pse mori ndihmën mjekësore nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Për ngjarjen policia greke ka arrestuar dy persona një 56-vjeçar grek dhe një 21-vjeçar të huaj.
Viktima rezulton një person me ndjekje penale nga policia për trafikim droge dhe për këtë ka bërë dy vite burg nga 2013-2015. Dyshimet e para të vrasjes janë ato të prishjeve të hesave të drogës. Shqiptari, pas daljes nga burgu kishte vendosur të bënte një jetë të qetë, ku punonte në një dyqan fruta-perimesh në Mykonos.