Vuçiç kërkon trupa serbe në veri/ Presidenti serb: Zgjedhje të reja. Kundërshton Kurti

KOSOVA


Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në fjalimin e tij drejtuar kombit këtë të premte deklaroi se Beogradi Zyrtar do të diskutojë me komunitetin ndërkombëtar kthimin e trupave serbe në Veri të Kosovës, në atë që ai e quajti një mision për mbrojtjen e populllit serb.

Vuçiç u shpreh se serbët që jetojnë në Komunat e veriut po keqtrajtohen nga regjimi i Albin Kurtit ndërsa shtoi se deri në fund të nëntorit ai do të jetë I fokusuar që të permbylle ne fushate diplomatike globale ku do mbajë takime me 60 lider botëror për tiu treguar se çfarë po I bëhet popullit serb në Veri të Kosovës.

“Do të presim momentin më të mire përpara fundit të vitit, kështu që të shohim se cfarë shpjegimi do të jap Albin Kurti përsëri. Atyre nuk iu intereson se cfarë kanë nënshkruar, nuk iu intereson detyrimi juridik ndërkombëtar. Ata kanë një fuqi perëndimore që I mbron siç është NATO dhe prandaj na janë lidhur duart. Unë jam një person I vështirë dhe pessimist I madh nga natyra, por unë e di se për çfarë po luftoj dhe do të mbajë fjalën time për këtë gjë. Serbia nuk do të humbasë!”

Ne fjalen e tij drejtuar Kombit, presidenti Serb Aleksander Vucic deklaroi se do te kerkoje rimbajtjen e zgjedhjeve te reja ne Veri dhe gjithashtu rihapjen e institucioneve qe jane mbyllur.
Sipas Vucic, Serbia nuk ka probleme as me marreveshjen e Ohrit pervec pikes e cila kerkon anetaresimin e Serbise ne OKB.

Nder te tjera Kreu i Shtetit Serb deklaroi se ne vendin e tij brenda 45 ditesh do te formohet nje Gjykate Speciale e cila do te trajtoj krimet qe po i behen popullit serb ne 4 komunat  e veriut te Kosoves.

Vetem disa minuta perpara mbajtjes se ketij fjalimi te Presidentit Serb pati nje reagim edhe nga Kryeministri i Kosoves Albin Kurti i cili ne rrjetin social Facebook akuzoi Vuçiç se po pergatit ultimatume te reja per veriun e Kosoves, duke perdorur popullin Serb qe jeton ne Komunat e Veriut.



Skip to toolbar